Si të shmangni helmimin nga alkoli?

Simptomat e konsumimit të tepërt të alkoolit ndryshojnë në varësi të njeriut dhe të sasisë së alkoolit të konsumuar në një natë.

E kemi provuar të paktën një herë në jetë. Kur koha është e mirë, mbrëmjet bëhen më të gjata dhe kafeja zëvëndësohet me birra ose kokteile. Argëtimi me miqtë nuk imagjinohet pa një gotë alkol dhe nga një bëhen dy e më shumë, kur krejt papritur e gjen veten në 4 të mëngjesit duke u zvarritur nga taksia në gjëndjen më të keqe të mundshme. Të duhet një kohë e gjatë për të gjetur çelësat, ose edhe vetë shtratin. Përplasesh me forcë në dyshek me shpresën se ndjesia që bota po të vjen rrotull do të mbarojë shpejt. Nëse je me fat arrin të bësh një sy gjumë pa nxjerrë zorrët, por zgjimi në mëngjes është i dhimbshëm. Koka të pëlcet dhe bota sërish vjen rrotull. A është ky një reagim normal ndaj të pirët e tepërt e alkolit apo jeni buzë një helmimi të rëndë prej tij? Konsumimi i tepërt i alkolit Çfarë bëre mbrëmë? Vështirë ta mbash mend nëse ke vjellë apo kë ngrënë, ke pirë dy apo katër gota? Në një kohë që “qelbesh” nga alkoli, dhimbja e kokës është aq e madhe sa do ta mbash mend gjatë. Megjithatë si ta kuptosh që këto janë thjesht simptomat e konsumimit të tepërt të alkolit apo bëhet fjalë për diçka më shumë.

Më poshtë AgroWeb ka listuar shenjat (fatkeqësisht jo të mira) të konsumimit të tepërt të alkolit

1. Dhembja e kokës

2. Ndjeshmëri e lartë ndaj dritës dhe zhurmave

3. Të vjella, diare dhe marrje mendsh

4. Irritim, acarim dhe mungesë përqëndrimi

5. Lodhje dhe dobësi

6. Dhembje muskujsh

7. Mungesë oreksi ose fiksim pas ushqimeve me yndyrë

Simptomat e konsumimit të tepërt të alkoolit ndryshojnë në varësi të njeriut dhe të sasisë së alkoolit të konsumuar në një natë. Është e qartë që sa më shumë të pish aq më të forta do të jenë simptomat të nesërmen. Si mund t’i shmangim ato? Së pari na duhet të dimë ndryshimin mes helmimit nga alkooli dhe konsumimit të tepërt të tij. \

Shenjat e helmimit nga alkooli

Helmimi nga alkoli është një hap më tutje nga konsumimi i tepërt i tij. Është një përjetim më intensiv dhe shumë më i rrezikshëm. Në rast se simptomat e ekzagjerimit me alkoolin shfaqen të nesërmen, shenjat e helmimit shfaqen në të njëjtën ditë që ke pirë alkol, por edhe të nesërmen në mëngjes. Si mund ta bësh dallimin mes tyre?

Cilat janë shenjat e helmimit?

1. Temperaturë e ulët e trupit

2. Ethe

3. Rrahje të shpeshta të zemrës

4. Tension i ulët i gjakut

5. Të vjella të vazhdueshme

6. Vështirësi në frymëmarrje

7. Konfuzion

8. Kriza

9. Nxirrje të buzëve ose thonjve

Nëse dyshoni që miku juaj mund të ketë këto simptoma, mundohuni t’i masni temperaturën me një termometër që të jeni të bindur. Nëse personi është pa ndjenja, atëherë duhet të kërkosh ndihmë menjëherë.

Çfarë duhet bërë në rast se helmohesh nga alkooli?

Helmimi nga alkooli është diçka shumë serioze dhe mund të jetë vdekjeprurës. Nëse i njohuri juaj ka vështirësi për të marrë frymë, vjell vazhdimisht, është konfuz ose vini re shenja të tjera, thërrisni ambulancën menjëherë. Mos braktisni kurrë një person të helmuar nga alkooli që ndodhet i shtrirë ose ‘duke përqafuar WC-në’, sepse mund të mbyten me të vjellat e tyre dhe të vdesin. Një banjë e ngrohtë ose e ftohtë nuk është e këshillueshme sepse temperature e trupit në kësi rastesh është shumë e ulët. Mbuloni të njohurin tuaj me një batanije dhe mbani nën vëzhgim frymëmarrjen e tyre deri sa të vijë ambulanca. Kujdesuni që mos mbyten nga të vjellat. Nëse ju vetë dyshoni të jeni helmuar nga alkooli, duhet të kërkoni ndihmë menjëherë. Telefononi ambulancën ose një mik që t’ju vijnë në ndihmë. Nëse të nesërmen e festës suaj ndiheni të dehidratuar duhet të pini shumë ujë (edhe nëse vazhdoni të villni) dhe përpiquni të hani ushqim. Nëse simptomat tuaja janë më të forta se dehidratimi dhe dhimbja e kokës atëherë duhet të shkoni në spital.

Si të shmangni helmimin nga alkooli

Që të shmangni këto ndjesi aspak të këndshme dhe shumë të rrezikshme, gjëja më e thjeshtë që mund të bëni është ta mbani pirjen e alkoolit nën kontroll. Ndalni të pirën pas dy gotash, ndonëse ju duket e vështirë. Një hap i tillë do ju ndihmojë të mos keni asnjë nga simptomat e përshkruara më lart. Mos harroni të konsumoni shumë ujë mes dhe pas çdo gote me alkool. Në këtë mënyrë parandaloni dehidratimin nga alkooli që ka efekt diuretic, që do të thotë se e shtyn organizmin të nxjerrë të gjitha lëngjet jashtë. Për më tepër, sigurohuni që përpara çdo mbrëmje me alkool të jeni me barkun plot. E fundit, por jo nga rëndësia: Kurrë mos i jepni makinës në gjëndje të dehur. Merrni një taksi ose telefononi një mik.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme