Albin Kurti: “Vetëvendosje” është partia më e madhe, i takon të formojë qeverinë e re

“Nuk ka kuptim të formohet Qeveria duke u varur nga Lista Serbe dhe ne jemi të bindur që një Qeveri e varur nga Lista Serbe do t’i kishte dy kryeqytete, edhe Prishtinën edhe Beogradin”, thotë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Albin Kurti. Sipas tij, koalicioni PDK, AAK dhe Nisma do të dështojnë në përpjekjen e parë për formimin e Qeverisë, kështu që Vetëvendosje do ta formojë Qeverinë në rastin e dytë. “T’i kemi 61 numra, ne deputetët shqiptarë dhe më pas pakicat jo serbe. Por, kurrsesi të jetë Qeveria e varur prej tyre”, tha në këtë intervistë, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër të Kosovës.

Radio Evropa e Lirë: Zoti Kurti, ju jeni kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për postin e kryeministrit dhe ditë më parë u keni bërë ftesë partive të caktuara që të vijnë dhe të bisedojnë për formimin e Qeverisë së ardhshme të Kosovës. Megjithatë, ju përfaqësoni subjektin e dytë, të dalë nga zgjedhjet. Si keni menduar të merrni mandatin?

Albin Kurti: Lëvizja Vetëvendosje nga këto zgjedhje shënoi një rezultat të jashtëzakonshëm dhe kësisoj u shndërruam në partinë e parë politike në vend. Ne jemi partia më e madhe në Kosovë dhe besojmë se kjo shpresë e madhe e qytetarëve, pas kthimit të guximit tek ata që të votojnë për ndryshime që i duam të gjithë, duhet të rezultojë jo vetëm me një Kuvend të ri, por edhe me një Qeveri të re. Nuk mund të ketë Qeveri të re nga regjimi i vjetër. Prandaj, ne jemi të bindur që i takon Lëvizjes Vetëvendosje që ta formojë Qeverinë e re dhe këtë do ta bëjmë duke u takuar dhe duke biseduar, në radhë të parë me partitë e koalicionit LDK-AKR-Alternativa dhe Lëvizja për Drejtësi, por edhe deputetë individualë, të cilët janë nga koalicioni PAN.

Politika dhe pushteti, kanë shkaktuar shumë ndarje dhe përçarje të popullsisë në Kosovë, prandaj ne jemi të interesuar që pas këtyre zgjedhjeve, t’i shërojmë dhe t’i mbyllim këto plagë të hapura të qytetarëve, të cilat vazhdimisht ngacmohen edhe gjatë fushatës zgjedhore. Dhe, ky bashkim duhet të jetë bashkim për ndryshime, bashkim për të mirën e vendit tonë dhe jemi të bindur se duhet të jetë bartëse dhe prijëse Lëvizja Vetëvendosje. Nuk ka kuptim të formohet Qeveria duke u varur nga Lista Serbe dhe ne jemi të bindur që një Qeveri e varur nga Lista Serbe do t’i kishte dy kryeqytete, edhe Prishtinën edhe Beogradin. Ne e kuptojmë që duhet të kemi ministra serbë në Qeveri, jo veç se kjo të behët duke pranuar kushtet e Beogradit, përkatësisht Listës Serbe e cila funksionon shumë e më tepër si përfaqësi politike e diplomatike e Beogradit në Kosovë, sesa si parti politike e serbëve të Kosovës. T’i kemi 61 numra, ne deputetët shqiptarë dhe më pas pakicat jo serbe. Por, kurrsesi të jetë Qeveria e varur prej tyre.

Radio Evropa e Lirë: Në bazë të rezultateve të deritanishme nga KQZ-ja, koalicioni PAN ka dalë fitues i zgjedhjeve. Në këtë kuadër, kandidati për kryeministër i koalicionit, PAN, Ramush Haradinaj, ka thënë se ai do ta formojë Qeverinë e re? A do të prisni ju që fillimisht Haradinaj të provojë të marrë mbështetjen në Kuvend dhe pastaj të merrni iniciativën?

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme