Nuk ka zgjedhje lokale para 22 tetorit

Zgjedhjet lokale në Kosovë do të organizohen në një kohë së cilës i druhet Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ). Ato nuk do të organizohen para 22 tetorit.

Për pasojë, zgjedhjet do të mbahen në pjesën e dytë të vjeshtës, kur kushtet atmosferike dhe problemet me energjinë shkaktojnë jo pak kokëçarje për institucionin që e organizon dhe e menaxhon procesin e votimit, shkruan sot Koha Ditore.

Krahas kësaj, në fundvit krijohen probleme edhe me administrimin e buxhetit, shkaku i kërkesave ligjore që lidhen me përmbylljen e vitit fiskal. Dhe në këto të hyhet pa reformën elektorale, që e kishte iniciuar kreu i shtetit.

Valdete Daka, kryetare e KQZ-së, ka treguar disa faktorë me ndikim në proces, të cilët kanë mundur të anashkaloheshin sikur presidenti Hashim Thaçi të vendoste më herët që kosovarët t’u drejtoheshin kutive të votimit, dhe jo në nëntor ose dhjetor. (Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)

© KOHA. 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme