Kosova ashpërson masat kundër “Balenës Blu”

Autoritetet e rendit thonë se në Kosovë janë raportuar gjashtë raste të të rinjve që kanë rënë pre e lojës makabre “Balena Blu”.

Një nga rastet është raportuar një adoleshent me gërvishtje.
Balena Blu” është loja më e përfolu e momentit që kryesisht synon të vë në shënjestër të rinjtë duke provuar që t’i shtyjë ata në vetëvrasje.

Loja fillimisht u përhap në rrjetet sociale në Rusi, por kohët e fundit ka nisur të përhapet edhe në Evropë.

“Kam marrë ftesë nga lojaBalena e kaltër’, në rrjetet sociale, por nuk e kam pranuar. Unë kam qenë i informuar për rrezikun që ka kjo lojë. Përmes mediave kam marrë informata. Nuk kam pranuar të luaj, dhe nuk e kam lajmëruar policinë”, ka thënë një i ri 16-vjeçar me inicialet T.G. nga Prizëreni.

Megjithatë, në platformat e rrjeteve sociale në Kosovë janë përhapur edhe lojëra të rreme, me emër të njëjtë. /albeu.com/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme