Kryediplomati gjerman: Na duhet ndihmë për të pakësuar vuajtjet e refugjatëve

Në ditën botërore të refugjatëve, ministri i Jashtëm gjerman Sigmar Gabriel apelon për mbështetje më të madhe ndërkombëtare. Gjermania nuk mund të përballojë e vetme këtë sfidë, ka qënë komenti i tij.

“Kemi nevojë për përpjekje të përbashkëta ndërkombëtare dhe për një ndarje më të drejtë të përgjegjësisë në mënyrë që të pakësohen vuajtjet e refugjatëve në të gjithë botën. Në qendër të përpjekjeve gjermane qëndron mbrojtja e këtyre njerëzve atje ku janë, si për shembull në Siri dhe në vendet e prekura fqinje”, ka thënë Gabriel.

Kryediplomati kujtoi se si këto pesë vitet e fundit buxheti i qeverisë gjermane për ndihmë humanitare në botën e jashtme është dhjetëfishuar, çka e bën Gjermaninë një prej donatorëve më të mëdhenj humanitarë. Vetëm vitin e kaluar, niveli i ndihmës së saj mbërrinte 1.3 miliardë euro. Ndërkohë, pavarësisht vështirësive të kaluara, vetë refugjatët në Gjermani ndihen të mirëpritur.

“Jam shumë i lumtur. I jam thellësisht mirënjohës këtij vendi dhe njerëzve të tij që na ndihmuan të lëmë pas tmerrin e luftës. Këtu ndihem si në shtëpi dhe dua të falenderoj autoritetet, të cilat na kanë mbështetur për çdo gjë që na nevojitet”, thotë Khalaf Darwish, refugjat kurd.

“Shumë njerëz më kanë ndihmuar, me gjuhën, me akomodiin, gjetjen e një apartamenti, me integrimin në shoqëri. Më janë gjendur shumë”, thotë Abdel Rhman Alali, doktor sirian. Që prej vitit 2015 në Gjermani kanë mbërritur rreth 1.2 milionë refugjatë.

Sipas OKB-së, vetëm vitin e kaluar nëpër botë u zhvendosën një numër rekord njerëzish prej të paktën 65.3 milionë që do të thotë se sot në mbarë globin, 1 në 113 vetë është refugjat, azilkërkues ose i shpërngulur brenda kufijve të vendit të vet.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme