Me zhvillimin e papunësisë dhe rritjen e qirave jetesa në qytetet e Europës është një nga gjërat më të vështira për të rinjtë. Por për Aleks Lamouro fati kishte rezervuar një të papritur. 23-vjeçari nga Franca u interesua të blinte një shpellë, e cila ishte në pronësi të tezes së tij.
Shpella doli në ankand, por asnjë nuk u interesua ta blinte dhe blerësi i vetëm Aleks, ofroi vetëm 1 euro. Autoritetet menjëherë pranuan ofertën e tij, pasi dëshironin që të mos kishin ngatërresa të tjera me shpellën.
Dhe kështu ndodhi e papritura. Nga asgjëja, Aleksi u bë pronar i një shpelle mbresëlënëse, që ishte në gjendje shumë të keqe. Pas katër vitesh punë të vështirë dhe investimi, Lamouro dhe e dashura e tij e kthyen shpellën në një shtëpi luksoze.
Tashmë ata ofrojnë një nga dhomat e saj me qira, përmes Airbnb. «Chez Hélène-Amboise », që ka faqen e vet në Facebook, është e vendosur në luginën Loire, rreth dy milje jashtë Amboise.