Mbreti i Arabisë Saudite e emëron të birin princ të kurorës, në vend të nipit

Mbreti i Arabisë Saudite Salman e ka emëruar të birin e vet, Mohammed bin Salman, princ të kurorës, duke e zëvendësuar kështu nipin e tij, Mohammed bin Nayef, si i pari në vijën e fron.

Dekreti i mbretit Salman do të thotë se princi Mohammed bin Salman, 31-vjeçar, do të bëhet zv.kryeministër derisa do të vazhdojë ta mbajë edhe postin e ministrit të Mbrojtjës, transmeton Express.

Pinci Mohammed bin Nayef, 57-vjeçar, është shkarkuar edhe nga posti i shefit të sigurisë së brendshme, raportojnë mediat vendore.

Mbreti Salman, 81-vjeçar, erdhi në fron në janar të vitit 2015 pas vdekjes së gjysmë vëllait të vet, Abdullah bin Abdul Aziz.

Arabia Saudite është sunduar në mënyrë tipike nga mbretërit në të 70-at dhe 80-at e tyre.

Promovimi më i fundit i princit Mohammed bin Salman, dhe ngritja e shpejtë, shihet nga gjenerata e re si shenj se gjerat po ndryshojnë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme