Kryeparlamentari Kadri Veseli me rastin e 17 vjetorit të Policisë së Kosovës ka ururar të gjithë pjesëtarët e PK’së.
Veseli e ka cilësuar Policinë e Kosovës si një nga institucionet më të besueshme të sigurisë në Kosovë, shembull edhe për vendet e rajonit.
“Në këtë ditë të shënuar, jemi pranë familjeve të policëve të rënë në detyrë. Ata ranë në shërbim të atdheut, në shërbim të së ardhmes sonë euro-atlantike”, ka thënë Veseli.
Uroj të gjithë pjesëtarët e Policisë së Kosovës, në përvjetorin e 17-të të krijimit – një nga institucionet më të besueshme të sigurisë në Kosovë, shembull edhe për vendet e rajonit. Edhe pse kohëve të fundit Policia është sfiduar si kurrë më parë, prapë se prapë ka arritur të ofrojë siguri për të gjithë qytetarët, pa dallim. Në këtë ditë të shënuar, jemi pranë familjeve të policëve të rënë në detyrë. Ata ranë në shërbim të atdheut, në shërbim të së ardhmes sonë euro-atlantike.K.V.