Drejtori i Përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës Sakip Imeri me bashkëpunëtorët e tij sot ka pritur në takim Drejtorin e Doganave të Kosovës Bahri Berisha me bashkëpunëtor.
Në takim ndër të tjera është diskutuar për vazhdimin e bashkëpunimit ndërinstitucional në aktivitetet e përbashkëta për luftimin e informalitetit dhe evazionit fiskal. Këmbimi i të dhënave dhe informatave në mënyrë elektronike i cili ka lehtësuar dhe ndihmuar në punën e ATK-së.
Poashtu është diskutuar për angazhimin e përbashkët lidhur me lojërat e fatit, akciza dhe importimi i aparateve për këto aktivitete.
Si çështje e veçantë me implikime edhe në punën e ATK-së është diskutuar edhe për Rivlerësimet Doganore, informimi për ATK, Depot doganore, lirimet e TSVH në importin e lëndës së parë në funksion të lehtësimit për tatimpaguesit, transmeton Klan Kosova.