Presidenti egjiptian i dhuron Arabisë Sauditë 2 ishuj

Presidenti i Egjiptit, Abdul Fattah al-Sisi, ka ratifikuar një traktat të diskutueshëm duke i dhuruar Arabisë Saudite, dy ishuj kryesisht të pabanuar në Detin e Kuq.

 

Marrëveshja për dorëzimin e ishujve të Tiranit dhe Sanafirit u aprovua gjatë një vizite në Egjipt nga të Mbretit arab një vit më parë. Por ajo u mbështet nga parlamenti i Egjiptit javën e kaluar.

Marrëveshja e bujshme ka ngjallur protesta të rralla në Egjipt, dhe mijëra qytetarë kanë akuzuar Presidentin Sisi për “shitjen” e territorit në këmbim të ndihmës saudite.

Megjithatë, një betejë ligjore mbi statusin e ishujve është ende në vazhdim e sipër.

Një gjykatë egjiptiane ka anuluar vendimin e dorëzimit, ndërsa një gjykatë tjetër ka vendosur ta mbështesë.

Javën e kaluar, parlamenti mbështeti marrëveshjen, duke thënë se ai kishte juridiksion e kësaj çështjeje. Por vendimi i tyre nxiti protesta të reje në Kajro

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme