BE: Procesi zgjedhor në Shqipëri ishte i qetë dhe i rregullt

Në reagimin e parë rreth zgjedhjeve parlamentare të së dielës në Shqipëri, BE-ja vlerësoi se ato ishin “të qeta dhe të rregullta” dhe se ishin respektuar liritë themelore.

Siç lajmëroi korrespondenti i MIA-s, në deklaratën e përbashkët të përfaqësues së lartë të BE-së, Federika Mogerini dhe eurokomisarit për zgjerim, Johanes Han, ceket se zgjedhjet ishin të rregullta, me ç’rast jepet sinjali se Shqipëria do të marrë mbështetjen për reforma.

“Procesi zgjehdor ishte i qetë dhe i rregullt. Janë respektuar liritë themelore. Pas procesit zgjedhor do t’i mbështesim reformat”, qëndron në deklaratën e përbashkët të Mogerinit dhe Hanit lidhur me zgjedhjet në Shqipëri.

Paraprakisht edhe ambasada e SHBA-së zgjedhjet i vlerësoi si të qeta.

Sipas Ambasadës, votimi “ishte zbatuar në mënyrë efikase, të qetë, në pjesën më të madhe të vendvotimeve”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme