LSI: Rilindja veproi si nazistët, tani do jemi opozita e vërtetë

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili doli në një konferencë për shtyp, prej nga shpalli se partia e tij do të jetë opozita e vërtetë në vend.

Duke falenderuar ‘mbi 230 mijë votuesit e kësaj partie’, Vasili tha se partia e tij tashmë ka një mision tjetër.

“LSI është ngarkuar me një mision të rëndësishëm. Tani vendi do ketë një opozitë të vërtetë, jo të kapur, jo të blerë.

LSI do të jetë zëri i qytetarëve

Në katër vite kishte opozitë fiktive,” tha Vasili.

Më pas ai denoncoi zgjedhjet, për të cilat lëshoi akuza të forta.

Sipas Vasilit, zgjedhjet u manipuluan nga “bandat nacionalsocialiste të Rilindjes”.

Vasili e krahasoi disa herë Rilindjen me nazistët e nacionalsocializmit.

“Kanë qenë zgjedhjet më të shëmtuara. Në këto zgjedhje vota është shitur dhe manipuluar. Kishte një strategji dhune dhe manipulimi. Ne do e demaskojmë këtë shëmti.

Policia e shtetit mund të quhet e drogës. Ne do e zhbëjmë këtë sistem kriminal bandash nacionalsocialiste të Rilindjes”.

“Në zgjedhje u përdorën miliona para të pista”.

“230 mijë e sa vota, janë 230 mijë mesazhe për një mesazh të madh. LSI nuk do ju zhgënjejë,” theksoi Vasili.

“Kryesorja është që vendi fitoi opozitën që nuk e kishte. Rritja e LSI është një rrugë pa kthim,” tha Vasili, duke e quajtur rezultatin shumë pozitiv.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme