Shumë serbë gjatë ditës së sotme ishin mbledhur në Gazimestan për të festuar “Vidovdanin”.
Si çdo vit, edhe gjatë ditës së sotme ata bënin thirrje nacionaliste për Kosovën, raporton “Zeri.info”
“Kosova është zemra e Serbisë”, si dhe “Rusët e serbët, vëllezër të përhershëm”, ishin vetëm disa nga thirrjet e tyre nacionaliste.
Po ashtu në Gazimestan i pranishëm ishte edhe drejtori i të ashtuquajturës Zyra Serbe për Kosovën, Marko Gjuriq si dhe patriarku serb, Irinej.
Edhe këtë vit, “Vidovdani”, u kremtua nën masa të shtuara të sigurisë nga Njësia Speciale e Policisë së Kosovës.
Ndryshe, kremtimi i kësaj dite ndërlidhet me përvjetorin e 628 të Betejës së Kosovës, që historia serbe e njeh si fitoren shpirtërore të saj, pavarësisht një humbjeje të madhe të forcave ballkanike dhe vrasjes së princit serb Llazar.
Për më shumë, shikoni videot se si serbët bënin thirrje nacionaliste.