Thaçi, në prani të pjesëmarrësit të Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se Kosova, si shtet sovran, e ka edhe detyrim kushtetues ta formojë ushtrinë, e cila do të bëhet në partneritet me NATO-n.
“Ne jemi vend sovran dhe kemi të drejtë kushtetuese për këtë”, deklaroi presidenti kosovar.
Ai ka folur edhe për dialogun me Serbinë për të cilin tha se është zotim i Kosovës ta vazhdojë atë drejt normalizimit të marrëdhënieve.
“Është zotim i yni që të vazhdohet dialogu mes Kosovës dhe Serbisë. Jemi të vetëdijshëm se kemi ardhur në një pikë, në një proces të ri, i cili duhet të përfundojë me normalizimin e plotë të marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit”.
Presidenti s’e ka lënë pa përmendur edhe rezultatet e arritura të Kosovës në luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm.
“Në vitin e fundit nuk e kemi asnjë qytetarë që ka lëvizur drejt Sirisë. Në këtë drejtim Kosova ka bashkëpunuar me të gjithë partnerët ndërkombëtar, megjithëse ka qenë e privuar duke mos qenë pjesë e organizatave si Interpoli”.
“Do të vazhdojmë të jemi shumë aktivë në luftimin e ekstremizimt, radikalizmit dhe çfarëdo tjetër që paraqitet”.
Edicioni i 12 i Forumit të Dubrovnikut është hapur sot nga kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq.
Tema e edicionit të sivjetëm është “Bashkëpunimi Adriatiko-mesdhetar dhe siguria e vendeve të Europës Jug-lindore”. /Lajmi.net/