Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu iu ka drejtuar presidentit Hashim Thaçi me atë se qëllimisht po e keqinterpreton aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese për mandatarin për formimin e qeverisë.
Kjo pasi Thaçi ka paralajmëruar se mandatarin për kryeministër do t’ia jap vetëm PAN-it.
Haxhiu ka shkruar se qytetarët tashmë kanë vendosur në zgjedhjet e 11 qershorit, PDK-ja të shkojë në opozitë.
Ja shkrimi i plotë në Facebook:
“I ashtuquajturi President, qëllimisht po keqinterpreton aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese në lidhje me mandatarin. I njëjti Kushtetuten po tenton ta kthej në marreveshje të koalicionit dhe jo kontratë shoqërore.
Kjo dëshmon edhe njëherë atë që i njëjti ndonëse do të duhej ta përfaqësonte unitetin e popullit po mundohet t’i ruaj interesat e pazaret e Kadri Veselit dhe Ramush Haradinajt.
Veprimet e tij ngjasojnë me ato të Ivanovit.
Qytetaret kane vendosur ne zgjedhjet e 11 qershorit! PDK ne opozite
As ai por edhe askush tjeter nuk guxon te shkele mbi vullnetin e qytetareve!”/Periskopi/