Horoskopi 7 Shtator 2016

11:07  / 07 Shtator 2016 / Sakte.net
 Image result for horoskopi

Dashi (21 mars- 19 prill)

Sot, po mundoheni që të gjeni mënyra të zgjuara sesi të përparoni shpejt në karrierën tuaj, në mënyrë që të rrisni dhe të ardhurat. Gjatë ditëve në vazhdim, do të jeni të përfshirë në disa projekte artistike dhe do të habiteni nga idetë kreative që do ju vijnë. Shijoni çdo moment të bukur të ditës.

Demi (20 prill- 19 maj)

Sot është dita e duhur për të shfrytëzuar një talent tuajin, që e keni pasur gjithmonë, por nuk keni arritur ta zhvilloni më tej. Kjo është një kthesë shumë e mirë në jetën tuaj, sepse do testoni vendosshmërinë dhe vullnetin që keni për të arritur qëllimet që i vini vetes. Mos hezitoni në vendimet që merrni.

Binjakët (20 maj- 20 qershor)

Prioritetet tuaja sot, do të jenë dashuria dhe romanca. Do të ndjeheni të dashur, të ngrohtë dhe plot pasion. Mbrëmja do të jetë romantike dhe filmat apo romanet që keni parë dhe lexuar, mund të bëhen realitet. Karriera dhe të ardhurat, duket se janë të qëndrueshme, edhe pse duhet pak përpjekje për ti mbajtur në atë nivel.

Gaforrja (21 qershor- 22 korrik)

Dashuria dhe romanca do të jenë pjesë e ditës tuaj sot. Do të jeni të rrethuar nga njerëzit tuaj më të dashur. Partneri/ja juaj do të tregohet shumë i afeksionuar pas jush dhe ka shumë mundësi që në mbrëmje tju organizojë një darkë romantike. Është dita e duhur për të bërë disa shpenzime për pamjen tuaj.

Luani (23 korrik- 22 gusht)

Kohët e fundit po tregoheni shumë socialë dhe po merrni pjesë në pothuajse të gjitha aktivitete ku jeni ftuar. Kjo ju ka ndihmuar që të krijoni kontakte me njerëz të rinj dhe ndoshta të dobishëm në të ardhmen. Njerëzit që takoni, po impresionohen prej jush dhe nëse jeni single, ka mundësi që shumë shpejt, të përfshiheni në ndonjë marrëdhënie romantike.

Virgjëresha (23 gusht- 22 shtator)

Një mik apo një anëtar i familjes tuaj, mund të ndjehet tepër i/e zymtë dhe jo i gatshëm për komunikim. Nuk jeni të sigurt nëse jeni ju shkaktari i ksaj gjëndjeje apo ekziston ndonjë arsye tjetër. Mundohuni ta mbani afër dhe kur të vijë momenti, do hapet dhe do tregohet i sinqertë. Do e kuptoni se arsyeja e vërtetë nuk lidhet me ju.

Peshorja (23 shtator- 22 tetor)

Sot do të merrni një shpërblim monetar nga disa investime në biznese apo pasuri të paluajtshme, të cilat nuk mendonit se do kishin sukses. Kjo do ju shtyjë që të vazhdoni me investimet dhe të shtoni përfitimet. Është një periudhë e mirë për të shitur apo blerë çdo lloj prone. Mos lejoni që tju humbasin mundësitë e mira.

Akrepi (23 tetor- 21 nentor)

Mungesa e komunikimit me partnerin/en tuaj, mund tju bëjë të pasigurt në lidhje me marrëdhënien tuaj. Mos bini pre e këtyre mendimeve negative. Përdorni zgjuarsinë për të rikrijuar atë komunikim të sinqertë që keni pasur. Do e kuptoni se gjërat nuk janë dhe aq serioze saç duken, thjesht keni nevojë për pak hapësirë nga njëri-tjetri. Shfrytëzojeni ktë kohë, që të reflektoni.

Shigjetari (22 nentor- 21 dhjetor)

Një letër apo telefonatë e bukur, do ju vijë nga një mik i ngushtë apo nga personi juaj i zemrës. Për momentin mund të ndodheni larg tyre dhe ja u ndjeni shumë mungesën. Ndërkohë, mundohuni ta mbani veten të zënë me punë, në mënyrë që të hiqni mendjen. Mbrëmjen kalojeni duke u relaksuar të vetëm ose pranë familjarëve.

Bricjapi (22 dhjetor- 20 janar)

Sot mund tju vijë një mundësi e mirë për të kërkuar rritje rroge apo ngritje në detyrë, kështu që kapeni, përpara se të përfitojë dikush tjetër. Mbrëmjen mund ta kaloni me miqtë tuaj, ose duke organizuar një darkë romantike me partnerin/en. Mos lejoni tju ikin nga duart, momentet e bukura të ditës së sotme.

Ujori (21 janar- 19 shkurt)

Sot mund të zgjoheni me humor të keq dhe pak me nerva. E vetmja gjë që doni të bëni, është të qëndroni në shtëpi, duke lexuar librin tuaj të preferuar. Nga mesi i ditës, do ju vijë një telefonatë nga një person i dashur për ju dhe kjo do ju ngrejë humorin. Mbrëmjen mund ta kaloni duke shëtitur, të vetëm ose me miqtë tuaj.

Peshqit (20 shkurt- 20 mars)

Sot do të jeni pjesë e një aktiviteti social dhe do të njiheni me shumë persona që ndajnë të njëjtat interesa si ju. Nëse jeni single, ka mundësi të njihni partnerin/en tuaj të ardhshme. Sot do të ndjeheni të realizuar si nga ana emocionale dhe ajo intelektuale. Ditë si kjo e sotmja, duhet të përsëriten shpesh.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme