Në një intervistë dhënë për gazetën Epoka e re, ai ka treguar arsyet pse disa deputetë jashtë koalicionit PAN do ta votojnë Qeverinë e re me kryeministër Ramush Haradinaj.
Sipas tij, kjo do të ndodhë për shkak të interesit nacional e jo atij individual. Ai ka thënë se vullneti i këtyre deputetëve është të kontribuojnë për shmangien e një krize të re politike.
Lekaj ka bërë me dije se tashmë dihen emrat e deputetëve që do ta votojnë Haradinajn për kryeministër, pasi thotë se lideri i tij ka arritur marrëveshje me ta.
Lekaj ka paralajmëruar se javën e ardhshme pritet të thirret seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, ku do të dihen edhe emrat e deputetëve jashtë PAN-it që do të votojnë për Haradinajn kryeministër.