Simptomat më të rrezikshme të tensionit të lartë që s’duhet t’i injoroni asnjëherë

Tensioni i lartë i gjakut është një gjendje e rrezikshme dhe mund të çojë në komplikacione të rënda shëndetësore nëse nuk trajtohet në përputhje me rrethanat në të cilat ndodhet individi. Njerëzit shpesh kanë tendencën t’i injorojnë shenjat paralajmëruese, shenja të cilat mund të rezultojnë fatale për jetën sepse mund të çojnë në trombozë apo komplikacione të tjera të rënda. “Healthdigezt” iu sjell disa nga simptomat që s’duhet t’i mënjanoni asnjëherë:

– Qarkullim i dobët i gjakut.

– Dhimbje koke kronike

– Trullosje apo ndjeshmëri e lartë ndaj dritës

– Vështirësi në frymëmarrje

– Shenja “goditjesh” në veshë dhe/ose qafë

– Ndjesi mpirje

– Hemoragji/ rrjedhje gjaku nga hundët

– Probleme me shikimin

– Gjak në urinë

Nëse keni dy ose më shumë simptoma që ju përmendëm më sipër dhe nëse e dini që vuani nga luhatjet e tensionit të gjakut, ju duhet të konsultoheni menjëherë me mjekun. Është e rëndësishme të konsumoni një dietë të shëndetshme ushqimore për ta ulur tensionin e lartë të gjakut pa medikamente dhe për ta mbajtur nën kontroll atë. Një alternativë e mirë do të ishte të konsumonin ushqime të pasura me acide yndyrore omega 3 dhe kalium.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme