Forumi Qytetar i Prishtinës prezanton sot konceptin programor

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Muhamet Mustafa, përmes një statusi në rrjetin social ka treguar se sot në ora 12 do të bëhet prezantimi i koncept programit të Forumin Qytetar të Prishtinës.

Ai ka thënë se Kuvendi do të mbahet rreth datës 10 gusht.

Ky është postimi i plotë i Mustafës në Facebook:

FORUMI QYTETAR I PRISHTINES

Pas një pune në Këshillin Iniciativ, një debati te durueshëm, përgjatë më shume se një muaji, tanimë janë gati Koncepti Programor dhe Statuti për Forumin Qytetar të Prishtinës. Puna e deritashme do të prezantohet sot ( e mërkure, 19. Korrik 2017) ne Konferencën për medie . Kuvendi do te mbahet rreth 10 Gushtit. 2017. Këto dokumente do të bëhen publike tash dhe do te aprovohen në Kuvendin e Forumit me procedurë demokratike dhe sipas ligjeve që përkufizojnë format e angazhimit dhe aktivizimit civik të qytetarëve. Ju falënderojmë për angazhimin dhe mbështetjen tuaj në punët e mëtejme te Forumit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme