Instituti Hidrometorologjik i Kosovës njofton se sot mbi vendin tonë do të vijnë masat e ajrit me origjinë nga Afrika të cilat do të ndikojnë dukshëm në rritjen e temperaturave maksimale, por gjithnjë në vlerat e normales të kësaj periudhe.
Sipas IHMK-së, temperaturat minimale parashihet të lëvizin ndërmjet 12-16 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihet të lëvizin deri në 24-33 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga veriu dhe verilindja me shpejtësi deri 8m/s.