Gjatë konferencës për shtyp nga Apple sot u zbulua edhe gjenerata e dytë e orëve të mençura Apple Watch Series 2.
Orët e reja të Apple tani janë plotësisht rezistente ndaj ujit në një thellësi prej 50m, dhe jo vetëm në nivele të cekëta të ujit sikurse modelet paraprake.
Për të ofruar mbrojtje më të madhe nga uji, në modelet e reja të orëve Watch Series 2 inxhinierët e Apple e kanë ri-dizajnuar sistemin e zërit në dëgjuese, për ta mbajtur orën të sigurtë edhe në thellësi të mëdha të ujit.