Komuniteti mysliman në qytetin francez Pont-de-Beauvoisin është tronditur dhe zemëruar ditën e sotme.
Kjo pasi katër besimtarë, pasi kishin hyrë në xhaminë e qytetit për të falur namazin, kanë gjetur të varur një kokë derri të varur në dhomën e faljeve, raporton gazeta lokale “LeDauphine”.
Sipas kësaj gazete, komuniteti mysliman është mbledhur për të shprehur zemërimin e tyre, por edhe frikën.
Policia ka nisur hetimet ndërsa xhandarmëria lokale ka marrë mostrat për hetim, transmeton Koha.net.
Shoqata për Ambient të Pastër (AJM), e cila është pronare e ndërtesës, ka paralajmëruar ankesë.
Kujtojmë se kjo xhami edhe më 2014 ka qenë cak i një sulmi, kur në muret e saj ishin shkruar mesazhe raciste.