Struga vazhdon të mbetet një prej komunave më të zhvilluara në krahasim me potencialin e saj rel. Derisa pak kilometra larg saj qyteti i Ohrit vazhdon të ndërtohet dhe zhvillohet, Struga thuajse mbetet e njëjtë me ndryshime të pavërejtshme.
Fati i zhvillimit të saj ndërlidhet edhe me deklarimet e ish kryetarit të saj, Ziadin Sela i cili ankohej se bllokohet nga niveli qendror sa i përket investimeve ndonësi ai ishte në koalicion me VMRO – DPMNE’në e Nikolla Gruevskit në nivel lokal.
Jo pak ndikim në fatin e zhvillimit të kësaj perle natyrore luajti edhe fakti se Ziadin Sela pothuajse tërë mandatin e kaloi me udhëtime jashtë vendit në përpjekje për ta ndërtuar karrierën e tij si udhëheqës i Lr – PDSh’së dhe i koncentruar tërësisht në politika të nivelit qendror, ndonëse struganët e kishin votuar që t’ua zgjidhte problemet e përditshme.
Tanimë Ziadin Sela e ka lënë postin e kryetarit të komunës duke preferuar mandatin e deputetit, por problemet e struganëve vazhdojnë të mbeten të njëjta.
Burime të portalit Sakte.net bëjnë të ditur se në garë për komunën e Strugës është duke menduar të hyjë familja e Fiat Canovskit.
“Është biri i Fiatit, Seferi ai i cili është duke e menduar kandidimin për kryetar të Strugës, por një gjë e tillë ende nuk është definitive, ndonëse ekziston gadishmëia që ai të investojë në Strugë dhe ta bëjë një qytet i cili do të bëhet qendër atraktive turistike mbi të gjitha”, thonë burime të portalit Sakte.net tani për tani në kushte konfidencialiteti.
Ndërkohë, Ziadin Sela duket se është dorëzuar dhe nuk e ka ndërmend rikandidimin e tij për një mandat të ri në Strugë. Deri më tani, nga Lr – PDSh nuk ka pasur asnjë sinjal se udhëheqësi i tyre ka disponim ta sfidojë edhe për një mandat vetveten në politika locale, sidomos jo pas rezultateve të dobëta si kryetar i komunës.
Fiat Canoskit është një biznesmen shumë i suksesshëm. Referuar deklarimit të tij të pasurisë ai në listën pronësore kishte pronë më vlerë prej 533 milionë euro.
Canoski, sipas raportimeve të mediave, posedon shtëpi në Strugë prej 2450 metra katrorë me vlerë prej 22 milionë euro dhe aksione me vlerë 715 mijë euro. Shuma prej 533 milionë euro përmbush hapësira biznesi, truall të firmës së tij, shtëpi dhe vikend-shtëpiza tjera./Sakte.net