Nënkryetari i LDK’së, Agim Veliu, ka deklaruar se LDK nuk do të hyjë në koalicion me Vetëvendosjen, pasi formimi i institucioneve u takon dy partive fituese, PDK-së dhe Vetëvendosjes.
“Qëndrimi i fundit i përgjithshëm ka qenë që e drejta apo mundësia u takon atyre subjekteve politike që i kanë fitu zgjedhjet, në këtë rast Partisë Demokratike dhe Vetëvendosjes që të bëhen bashkë – ashtu sikurse janë bërë bashkë me rrëzu qeverinë, të bëhet bashkë me ndërtue Qeverinë. Ata kanë vota të mjaftueshme, e ne do të qëndrojmë në opozitë“, ka thënë ai.
LDK sot ka mbajtur mbledhjen e Kryesisë, ku sipas disa raportimeve është vendosur që shef i Grupit të ri Parlamentar të LAA’së të jetë Avdullah Hoti. Gjithashtu është vendosur që LDK me partnerët e saj të mos e votojnë kandidatin e PAN, Kadri Veselin për Kryekuvendar, e as Haradinajn për Kryeministër.