“Mbreti i Bullgarisë” në masa të rrepta të sigurisë (Video)

Kryeqyteti sot ishte i blinduar nga forcat policore, për shkak të ardhjes së kryeministrit bullgar, Bojko Borisov.

Bulevardi “Ilindeni” ishte i bllokuar, dhe po kontrollohen të gjitha lëvizjet, përfshirë edhe të gazetarëve.

Interes të madh për vizitën e Borisovit në Shkup kanë shfaqur edhe mediat bullgare.

Rreth 40 ekipe të mediave të atjeshme kanë përcjell agjendën e Zaevit dhe Borisovit.

Rreth orës 12:05, delegacioni i qeverisë së Maqedonisë bëhet gati për ta pritur kryeministrin bullgar.

Ai arrin dhjetë minuta më vonë, me veturën më të famshme në vend, Mercedes S63 AMG, që përndryshe njihet edhe si “Tanku”.

Koincidencë apo jo, pjesa tjetër e ekipit bullgar, erdhi me autobus të “Transkop-it”, kompani e cila me disa agjenci tjera për transport, është e dyshuar se ka marrë shuma të majme nga komuna e Manastirit për transportin e nxënësve.

Emri i “Transkop” përmendet në rastin e PPS-së, “Transporter”, ku dyshohet se shteti është i dëmtuar për 360mijë euro, e i dyshuar kryesore është kryetari i Manastirit, Vlladimir Talevski.

Por pavarësisht kësaj, kryeministri bullgar, Borisov, nuk harroi të kërkojë falje për komplikimet në trafik.

“Unë ju kërkoj falje qytetarëve të Shkupit, për shkak të masave të sigurisë, por ashtu janë të parapara. Edhe kryeministri Zaev kur erdhi në Sofje, rrugët ishin të mbyllura, sepse ato janë delegacione zyrtare”, u shpreh Bojko Borisov, Kryeministër i Bullgarisë.

Gjatë ditës së nesërme, kryeparlamentari, Talat Xhaferi, do të shtrojë drekë për kryeministrin Borisov.

Siç mësohet, dreka në agjendë, figuron të jetë rezervuar tek dikur “restorantin i preferuar” i ministrisë së brendshme.

Në këtë vend, nga viti 2011-2016, pushteti harxhoi mbi 1 milion euro për t’u ushqyer.

TV21 pyeti qeverinë se a është koincidencë apo jo që kryeministri bulgar të vozitet me “Tankun”, delegacioni i tij me “Transkop” dhe dreka t’i shtrohet tek restoranti kontrovers apo jo?

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme