Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka zbuluar se Kadri Veseli nuk është kandidati final i PAN-it për kryetar të Kuvendit.
Sipas Krasniqit, përkundër faktit se Veseli është kandidati më i përshtatshëm për këtë pozitë, vetëm nesër do të merret vesh kush nga koalicioni PAN do të kandidohet.
Megjithatë, ai ka thënë se cilido që do të jetë kandidati i PAN-it, ai do të votohet për kryetar të Kuvendit.