“Shtetet e Bashkuara përgëzojnë Bullgarinë dhe Maqedoninë për nënshkrimin e Marrëveshjes për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim”, thuhet në kumtesën e Departamentit të Shtetit të SHBA-së.
Në të më tej thuhet: “Kjo Marrëveshje e rëndësishme, largpamëse, i njeh tashmë lidhjet e forta mes dy vendeve dhe e hap derën e bashkëpunimit më afër, që shkon edhe më tej në fusha të ndryshme, të tilla si infrastruktura dhe kultura. Nënshkrimi i kësaj Marrëveshje do të kontribuojë në stabilitetin politik dhe zhvillimin ekonomik në rajon dhe ofron një shembull inkurajues sesi dallimet midis fqinjëve mund të zgjidhen në mënyrë paqësore”, thuhet në kumtesë.
Dje, në Shkup u nënshkrua Marrëveshja për fqinjësi të mirë në mes Bullgarisë dhe Maqedonisë nga të dy kryeministrat e dy vendeve, Zaev dhe Borisov.
Përndryshe, përveç SHBA-së, Marrëveshjen e kanë përshëndetur edhe nga Bashkimi Evropian, Gjermania dhe shumë vende tjera euroatlantike, si hap i rëndësishëm historik.