32 deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë publikuar një fotografi të përbashkët para fillimit të seancës konstituive.
Në këtë foto shihen shumë flamuj kombëtar (shqiptar), por nuk shihet asnjë flamur shtetëror (i Kosovës).
Vetëvendosje në vazhdimësi e ka injoruar flamurin shtetëror, në raste të caktuara drejtuesit e këtij subjekti, e kanë quajtur flamurin e Kosovës “Flamur lara-lara”. /Lajmi.net/