Koalicioni PDK-AAK-Nisma e ka konfirmuar para seancës konstituive se i nominuari i vetëm i këtij koalicioni për kryetar të Kuvendit do të jetë i pari i PDK-së, Kadri Veseli.
Deputetja e kësaj partie, Blerta Deliu-Kodra ka thënë se i dominuari i vetëm i koalicionit fitues të zgjedhjeve është Veseli.
“Në ora 10:00 do të nis seanca dhe i nominuari i vetëm i koalicionit PAN është Kadri Veseli”, ka konfirmuar deputetja e PDK-së.