Analisti Ramush Tahiri, thotë se është interesant se si koalicioni PAN deri sot ka heshtur dhe vazhdon të hesht lidhur me atë se a i kanë vërtetë numrat apo jo.
“Po është interesant edhe me i pa deklaratat e Blerand Stavilecit dhe Muharrem Nitajt. Nuk lidhet asnjë gjë asnjë ditë. Kemi deklarata se politika ka befasi dhe tek në ditën e seancës do ta kuptoni a është Kadri Veseli apo nuk është Kadri Veseli. Apo edhe deklarata tjetër, i kemi votat, por nuk ka asgjë konkrete. PAN asnjëherë nuk është mbledhe asnjëherë prej certifikimit të rezultateve. Nuk e ka ba këtë punë. Domethenë kemi edhe deklaratat e NISMA’s edhe publike që nuk do të jenë të kënaqur nëse nuk marrin këtë pozicion”, ka thënë Tahiri./Periskopi/