E plotësuar, Pas votimit të Komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve, Kuvendi ka shkuar në pauzë 30 minutëshe.
Konstituimi i Kuvendit, fillon seanca pa deputetët e koalicionit PAN (Live)
Ka filluar të mbahet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës.
Deputeti më i moshuar i legjislaturës, Adem Mikullovci tashmë ka filluar të kryesojë seancën.
Mikullovci njoftoi se deri në zgjedhjen e kryetarit dhe kryesisë nuk ka debat në Kuvend, raporton Telegrafi. Në mungesë të Teuta Rugovës, Qëndron Kastrati i është bashkuar Mikullovcit për ta kryesuar seancën.
Ndryshe, të pranishëm ende nuk janë deputetët e koalicionit PAN dhe të Listës serbe.
Kryesuesi i seancës gjatë seancës tha se gjatë këtyre 18 vjetëve ka pasur deputetë që është dashur të pështyhen në fytyrë. Duke drejtuar seancën, derisa ka shpjeguar procedurat e mëtejme, Mikullovci tha se gjatë këtyre 18 vjetëve ka pasur deputetë të ndryshëm, në mesin e tyre shumë të mirë, por edhe të atillë “ që është dashur të pështyhen në fytyrë”.
Të pranishëm në seancë janë edhe ambasadorë të akredituar në Kosovë.