Koalicioni PDK-AAK-Nisma (PAN), është blloku i vetëm politik i cili nuk ka hyrë në seancën e Kuvendit.
Lëvizja Vetëvendosje dhe koalicioni LDK-AKR-Alternativa tashmë kanë zënë ulëset e tyre.
Seanca ku pritet të zgjidhet kryetari i kuvendit pritet të fillojë tash, por pa PDK-në është i paqartë vazhdimi.
Mos pjesëmarrjen në seancë e ka konfirmuar deputeti i PAN-it nga radhët e Nismës, Milaim Zeka.