Konjufca: Shteti ka mbet peng i emrit të Kadri Veselit

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, edhe njëherë përsëriti qëndrimin se deputetët e partisë së tyre nuk do ta votojnë Kadri Veselin për kryetar Kuvendi, nëse ai propozohet si kandidat nga PAN.

Konjufca bëri thirrje që të mos humbet kohë në themelimin e institucioneve.

“Ne kërkojmë që nesër të thirret seanca. PAN të marr pjesë edhe të propozojë një kandidat të pranueshëm për kryetar Kuvendi”, tha Konjufca.

Ai tha se shteti është bërë peng i emrit të Kadri Veselit, për të cilin thotë se e PAN po e bën më të rëndësisshëm se Republika./

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme