Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se në seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës janë bërë veprime që zakonisht ndodhin në rrethe mafioze.
Ai ka kritikuar koalicionin PAN se është duke bllokuar proceset edhepse siç thotë ai, koalicioni PAN nuk i ka votat e mjaftueshme për të formuar institucionet.
Postimi i plotë i Abdixhikut në Facebook:
“E caktojnë seancën vet, vonohen dy orë, s’respektojnë një vend të tërë.
Kërkojnë votim, humbin në votë, se pranojnë këtë votim.
I kërkojnë dy orë shtesë, i marrin tri – s’vijnë sërish. Kërcënojnë me bllokim; bllokojnë.
Veprimet si këto, për blerje kohe, kërcënim e kontrabandë kanë vend në rrethe mafioze – jo në Parlament. Kosova meritonte më mirë në ditën e parë të legjislaturës së re.
Numrat janë, PAN nuk i ka!
Kadri Veseli s’mund të bëhet Kryetar Kuvendi.”