Një shtetas rus, i ekstraduar nga Finlanda drejt SHBA në shkurtin e vitit 2016 për shkak të procesit gjyqësor, u dënua sot me 46 muaj burg në një aferë për mashtrim informatik, njoftoi Ministria e Drejtësisë.
Maxim Senakh, 41- vjeç, u dënua me 46 muaj burg dhe do të largohet nga territori amerikan në përfundim të dënimit. Më 28 mars, ky i fundit u shpall fajtor për shkelje të ligjit amerikan mbi piratërinë informatike.
“Duke qenë pjesë e një rrjeti të mirë strukturuar kriminal, Maxim Senakh ka kontribuar në krijimin e një infrastrukturë të sofistikuar ku kanë rënë pre e mashtrimeve mijëra përdorues të internetit në mbarë botën”, tha prokurori amerikan, Gregory Brooker