Zbulohen fotot e 24-vjeçarit i cili mbeti i plagosur mbrëmjen e djeshme rreth orës 19:55 nga një atentat me armë në zonën e njohur si “Komuna Paristi” në Tiranë.
Ai quhet Lorenc Hoxha dhe nga fotot shihet qartë jeta luksoze dhe makinat e shtrenjta që ai përdorte. E ndërsa policia është akoma në kërkim të autorëve , janë ngritur pika kontrolli në zonat hyrje-daljet e qytetit.
Informacioni paraprak nga Policia:
Më datë 03.08.2017, në Numrin e Emergjencave 112, rreth orës 19:55, ka ardhur një telefonatë për shkëmbim zjarri në kryqëzimin e Komunës së Parisit. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca.
Nga hetimet paraprake ka rezultuar se ka pasur një shkëmbim zjarri midis disa mjeteve, ku për pasojë ka mbetur i plagosur në shpatull shtetasi L.H., 24 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Janë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit. Vazhdon krehja e zonës. Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.