Juncker: Jo hyrjes së shpejtë të Ballkanit në BE, po perspektivës evropiane të rajonit

Kryetari i Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker, ka deklaruar të enjten se nuk është ithtar i hyrjes së shpejtë të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, por konsideron se është e rrezikshme që atyre t’u merret perspektiva evropiane.

“Duke komentuar për “Politicpo” deklaratat e mëparshme të presidentit amerikan, Donald Trump, se BE-ja po shpërbëhet, Juncker ka thënë se për vendet e Ballkanit Perëndimor kjo do të nënkuptonte se mbeten pa perspektivë evropiane, raporton FoNet.

“Nuk jam për atë që vendet e Ballkanit Perëndimor së shpejti t’i bashkohen BE-së, por nëse atyre ua merrni perspektivën evropiane, atëherë do të përjetojmë atë që e kemi përjetuar viteve të nëntëdhjeta. Në atë kuptim, stabiliteti i BE-së është parakusht që në Ballkan të mos ketë sërish luftëra dhe shpresoj që Trump e kupton këtë”, ka thënë Juncker.

Ai ka theksuar edhe se, përkundër një viti plot sfida, Bashkimi Evropian është i aftë të ballafaqohet me të gjitha problemet – përfshirë Brexitin dhe Trumpin.

“Në fakt, nuk kam për çka të ankohem. Shënimet e fundit tregojnë se kemi një rritje të përshpejtuar ekonomike dhe se deficiti buxhetor i shteteve anëtare po reduktohet, që do të thotë se raporti këtë vit është më i mirë se vitin e kaluar, dhe kjo jo për shkak të qëndrimit tim, por për shkak se këtë e tregojnë numrat”, ka thënë Juncker.

© KOHA. 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme