Kryeministri në largim, Isa Mustafa ka thënë se përgjegjësit për të themeluar institucionet e kanë adresën e tyre dhe kushte nuk ka.
Ai në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se lidershipi nuk krijohet për një ditë.
Ky është postimi i plotë i Mustafës në Facebook:
“Përgjegjësit për të themeluar institucionet e kanë adresën e tyre. Janë ata që organizuan dhe ekzekutuan mosbesimin ndaj Qeverisë. Nuk kanë nevojë të vonohen, as të kërkojnë orë e ditë shtesë, sepse lidershipi nuk krijohet për një ditë.
Kushte nuk ka. Shfrytëzoni të drejtën që e ka dhënë Gjykata Kushtetuese, por jo pa kufi. Krijoni kushte të themelohen institucionet e vendit dhe mos e mbani vendin peng.
LDK dhe partnerët e koalicionit, AKR dhe Alternativa, e shohin Kosovën ndryshe.
Jo me ju në qeverisje.
Ne kemi dije dhe jemi të përgjegjshëm që këtij vendi t’ia ofrojmë zgjidhjen më të mirë”. /Telegrafi/