Kandidati i Vetëvendosjes për kryeministër Albin Kurti dhe lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli, janë parë në sallën e kuvendit të Kosovës duke qëndruar së bashku dhe duke diskutuar rreth situatës aktuale.
Kurti është duke pritur rastin e tij që të marr mandatarin për kryeministër nëse PAN-I dështon në tentimin e tyre, kurse në anën tjetër Behgjet Pacolli së bashku me deputetët e partisë së tij, i kanë qëndruar besnik koalicionit LAA dhe votës së qytetarëve duke mos Iu bashkuar iniciativës së PAN-it në ditën e parë të seancës./Zeri/