Kryesuesi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, Adem Mikullovci, i pyetur sot nëse do të vazhdojë seanca e ndërprerë dje, shfaqi shpresën se kjo do të ndodhë. Por, kur u pyet se a do të ndodhë kjo edhe pa praninë e Koalicionit PAN, i cili ka paralajmëruar se nuk do të marrë pjesë në seancën e sotshme, Mikullovci tha se “pa PAN-in s’ka mbledhje”.
Mbledhja e thirrur të vazhdojë sot, në orën 10, pra në këto çaste, nuk ka shenja të rinisë me kohë. Kryesia e PDK-së raportohet se është në një mbledhje pikërisht nga koha kur deputetët e saj duhej të sihin në sallën e seancës së Kuvendit.