Struga edhe me tre deputet në qeveri nuk merr asnjë investim nga qeveria
Sot shqiptarët e kuptojnë se e kanë votuar atë parti që ua merr ujin, nuk ua shtron rrugët , i diskriminon dhe nuk ua njeh gjuhën dhe kulturën dhe se LSDM është njëjtë me VMRO – DPMNE kur në pyetje janë interesat shqiptare. Sot shumë mirë pamë se si edhe partitë shqiptare në koalicion BDI bashkë me Aleancën nuk votuan për projektet e Strugës të propozuara nga ana e Lëvizjes BESA në vlerë prej 106 milion denarë. Kjo tregon shumë mirë se sa të paqartë janë ato sëbashku në qeveri (pushtet), kjo tregon se tre deputet nga Struga në qeveri nuk mund të ofrojnë asnjë “cent” – investim nga qeveria, kjo tregon se këto pushtetarë sa të pa-pushtetshëm janë dhe sa rëndësi ka për këto problemi i struganëve.
Më poshtë ju sjellim 5 amendamentet për Strugën, të propozuara nga Lëvizja BESA:
1. Me amendamentin propozohet që të sigurohen mjete në lartësi prej 20.000.000 denarë për rikonstruimin e plotë të pishinës për notim në shkollën fillore komunale “Vëllezërit Milladinovci” në Strugë.
2. Me amendamentin propozohet që të sigurohen mjete në lartësi prej 50.000.000 denarë për ndërtimin e pjesës së re dhe rikonstruimin e spitalit të përgjithshëm në Strugë.
3. Me amendamentin propozohet që të sigurohen mjete në lartësi prej 10.000.000 denarë për konservimin e deponisë së qytetit dhe zgjidhjen e problemit me deponinë në Strugë.
4. Me amendamentin propozohet që të sigurohen mjete në lartësi prej 6.000.000 denarë për ndërtimin e rrjetit të ujësjellësit në fshatin Labunit.
5. Me amendamentin propozohet që të sigurohen mjete në lartësi prej 20.000.000 denarë për ndërtimin shtesë të dy objekteve në kopshtin e fëmijëve në Strugë.
Pyesim edhe njëherë BDI dhe Aleancën, pse heshtën për projektet e Strugës? Çka ju detyroj të tërhiqeni nga ky votim i projekteve?
Lëvizja BESA – Strugë,