Ai ka thënë, se PAN po e zvarrit këtë çështje më qëllim duke mos ndërruar as kandidatin për kryetar dhe duke bërë kërkesa qesharake siç ishte ajo e Hoxhajt që VV e LAA ta votojnë Haradinajn për kryeministër, raporton lajmi.net.
Tutje, Konjufca ka thënë se kryesuesi i seancës mori vendim në të mirë të PAN që të ketë një takim konsultativ të mërkurën dhe para kësaj dite mos të ketë seancë.
Më pas, ai ka thënë se koalicioni PAN nuk tërheq kandidatin për kryetar të Kuvendit sepse u prishen llogarite brenda koalicionit.
“Ata janë marr vesh që Veseli të zgjidhet kryetar i Kuvendit e si rrjedhojë Haradinaj kryeministër. Nëse Veseli nuk zgjidhet kryetar atëherë do të kemi prishje të llogarive që kanë bërë”, ka thënë ai.
Ai ka thënë, se VV nuk do të marr pjese në atë takimin konsultativ të caktuar për të mërkurën. Sipas tij nuk janë të interesuar që takimet ku duhet vetë të caktohet koha e mbajtjes së seancës t’i kthejnë në tryeza politike.