Mungesën në vazhdimin e seancës konstituive, Lista Serbe e ka shpjeguar me dhënien e mundësisë për partitë shqiptare që të sigurojnë votat e nevojshme. “Lista Serbe si parti me përgjegjësi politike dje tregoi se nuk duan të pengojnë formimin e institucioneve për zgjidhjen e problemeve të qytetarëve. Me mungesën e sotme tonën i japim hapësirë partive shqiptare për të siguruar numrin e mjaftueshëm të votave për të vazhduar punën e Parlamentit”. Në deklaratën e këtij subjekti më tutje thuhet se, Lista Serbe beson fuqishëm se të gjithë në ditët e ardhshme do të veprojnë me përgjegjësi.
© RTV21.tv