Në “Kantonin e Kosovës”

Kantoni i Kosovës” është titulli me shkronja të mëdha, të theksuara, ndërsa “Pa kosovarët e Zvicrës, në shtetin e ri nuk ecën pothuaj asgjë” është nëntitulli i artikullit të gazetës “Blick”.

Ky është i pari në serinë e artikujve mbi Kosovën dhe nga Kosova që kjo gazetë dhe portali blick.ch do të publikojnë gjatë një jave, shoqëruar me filmime dhe fotografi të shumta. Ideja është që të jepet një pasqyrë mbi atë se sa e ndikon ose përcakton lidhja me Zvicrën jetesën e përditshme në Kosovë, shkruan albinfo.ch.

Nëpër rrugët e Kosovës, Zvicra është e pranishme gjithandej. Lokalet reklamojnë me kryqin zviceran, duke filluar nga studiot për masazh e deri te shitoret e armëve. Rrugët gjatë sezonit të pushimeve janë përplot me automobila të shtrenjtë me etiketa zvicerane. Kosovarët që jetojnë jashtë, nga vendësit quhen “Schatzi” (thesar) dhe kjo me një arsye të fortë, pasi që diaspora kosovare në Zvicër ka rëndësi jetike për Kosovën.

Rreth 200 mijë kosovarë jetojnë në Zvicër, që është 10 për qind e gjithë popullatës kosovare. Për çdo vit ata, sipas të dhënave zyrtare dërgojnë në Kosovë rreth 175 milionë franga, transmeton albinfo.ch. Ndërsa nga firmat zvicerane atje rrjedhin 65 milionë franga në vit. “Investitorët zviceranë përbëjnë burimin tonë më të rëndësishëm të investimeve të drejtpërdrejta”, thonë në Ambasadën Kosovare në Bernë. 200 firma me pronarë zviceranë janë vendosur në Kosovë nga viti 2003. Në vitin e kaluar Zvicra ka importuar nga Kosova mallra në vlerë prej 17 milionë frangash që është 50 fish më shumë se para dhjetë vitesh. Në trend janë sidomos prodhimet bujqësore, të cilat tashmë përbëjnë një të katërtën e eksportit kosovar në Zvicër. Sidomos te produktet si mjedrat e manaferrat, investitorët përfitojnë falë pagave të ulëta në Kosovë, shkruan më tutje blick. Joachim Lichtenhahn nga Winterthuri dhe Besnik Etemi nga Cyrihu janë të angazhuar pikërisht në këtë fushë, ata prodhojnë në Sojevë të Ferizajt fruta të thara për tregun zviceran.

“Gjyshi im, Saliu (93 vjeçar) është pronar i tokës këtu”, sqaron Etemi në një insert filmik që pasqyron biznesin e tij dhe të partnerit të tij Joachim Lichtenhahn, transmetion albinfo.ch Ndërsa Armend Malazogu me lëngjet e tij të dendura “Smoothies”, ka arritur edhe në vitrinat e COOP-it.

Një atu tjetër e fortë e kosovarëve është ajo se shumë prej tyre e flasin gjermanishten. “Prandaj call center këtu mbijnë si kërpudhat pas shiut. Më e njohura është ajo me emrin “Baruti” dhe është themeluar nga të rinj kosovarë të brezit të dytë nga Zvicra. Tashmë në Baruti punojnë mbi 200 punëtorë ndërsa prirja shkon drejt rritjes, përcjell albinfo.ch Dhe llogaria është e thjeshtë: Baruti paguan punonjësit e vet nga 500 euro në muaj, një pagë e madhe për rrethanat e atjeshme dhe fare e ulët, e volitshme për porositësit nga Zvicra.

Më tutje në artikull bëhet fjalë për paratë që “schatzi”-t derdhin në Kosovë gjatë pushimeve. “Për çdo verë Kosovën e vërshon një valë e vërtetë nga Zvicra. Autoritetet kosovare thonë se për çdo vit janë rreth 100 mijë veta nga Zvicra që vizitojnë Kosovën. Ndërsa sipas kompanive ajrore, kjo shifër duhet të jetë edhe më e lartë. Edelweis bën brenda vitit 670 fluturime për në Prishtinë dhe anasjelltas. Easyjet madje 1001 fluturime dhe këto së bashku e nxjerrin shifrën prej 150 mijë pasagjerëve.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme