Nëpër disa media online në vendin tonë, është raportuar se Lëvizja Vetëvendosje është duke zhvilluar sot një mbledhje brenda partisë ku pritet të diskutohet për çështjen e takimit konsultativ i cili është thirrur për ditën e enjte.
Por një gjë të tillë, zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Shkodran Hoti e ka mohuar.
“Është vetëm spekulim. Nuk ka mbledhje të grupit parlamentar sot”, ka thënë ai për Koha.net.
Në anën tjetër, qëndrimi i Lëvizjes Vetëvendosje vazhdon të mbetet i njëjtë.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka thënë se Vetëvendosje nuk do të marrë pjesë në takimin konsultativ të ditës së enjte, pasi sipas tij, kjo është tendencë e PAN-it.
© KOHA.