Tre të rinj i futen në dhomë turistes, dy prej tyre arrestohen

Dy djem të rinj, janë vënë në prangat e Policisë së Shkodrës pasi një vajzë nga Tirana i ka paditur për vjedhje.

Ngjarja ka ndodhur në një hotel në Velipojë, ku tre të rinjtë ndodheshin për pushime. Sipas burimeve, një prej djemve ishte turist qe kishte ardhur nga Italia në Velipojë për pushime me kusheririn e tij banues në Shkodër.

Ata janë kapur në flagrancë pasi janë futur në dhomën ku qëndronte në hotel e reja nga Tirana dhe i kanë marrë një sasi lekësh që nuk bëhet e ditur. Njoftimi i Policisë: Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër Më datë 06.08.2017, u arrestuan në flagrancë shtetasit K.M. e Xh.L, vjeç 26 e 29, banues në Udine, Itali e Shkodër, pasi në Plazh Velipojë, në hotel, kanë vjedhur një shumë lekësh në dhomën e shtetases M.P, vjeç 27, banuese në Tiranë. Neni 134/2 të Kodit Penal.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme