VMRO: Qytetarët do ta dënojnë LSDM-në në zgjedhjet lokale

VMRO-DPMNE ka akuzuar pushtetin për paaftësi dhe joseriozitet në menaxhimin me zjarret, që sipas tyre, ka sjellur deri tek rrezikimi i jetës së mijëra qytetarëve në vend.

“Paaftësia e Qeverisë së LSDM-së nuk ka arritur të parandalojë zjarret e reja, edhe pse gjitha informacionet kanë treguar për rrezik nga zjarret dhe në këtë mënyrë ka futur në rrezik mijëra qytetarë. Qeveria e papërgjegjëshme e LSDM-së nuk arrit t’i shuajë zjarret lokale, të cilët eskaluan dhe vendosën në rrezik gjithë rajonin”, thuhet në kumtesën e VMRO-së.

Nga partia opozitare i bëjnë thirrje LSDM-së t’u del në ndihmë qytetarëve dhe të ndihmojë në lokalizimin e zjarreve, duke shtuar se qytetarët LSDM-në do ta dënojnë në zgjedhjet lokale.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme