Me vite të tëra janë përfolur raportet e ngrira të Lëvizjes Vetëvendosje me ambasadën e ShBA-ve, gjë që është përdorur maksimalisht nga kundërshtarët politik të këtij subjekti social – demokrat që thuajse në çdo paraqitje ta prezantojnë këtë parti si “anti-amerikane”. Mirëpo, pas rezultatit të zgjedhjeve të fundit kur Vetëvendosje doli si subjekti me numrin më të madh të deputetëve, ndërsa PDK u rendit e treta, raportet VV- ShBA janë shkrirë dukshëm.
Madje, kjo ka nisur të bëhet e dukshme thuajse në çdo paraqitje publike. Pas fotos së kandidatit për kryeministër Albin Kurti me ambasadorin Greg Delawie, zyrtari më i lartë amerikan në Kosovë ka marrë pjesë në inaugurimin e parkut të të martuarve, projekt ky i realizuar nga Komuna e Prishtinës dhe që ka për qëllim shënjimin e martesës për çiftet, si dhe zgjerimin e hapësirave të gjelbra në kryeqytet.
Mirëpo, raportet e reja të VV – së dhe ambasadës së ShBA’ve me gjasë kanë acaruar Partinë Demokratike në Kosovë, e cila kësaj radhe nuk ishe nikoqire e organizimit, por në rolin e protestueses.
Të rinjtë e PDK – së protestuan kundër Shpend Ahmetit, si vazhdim i fushatës agresive që kjo parti është duke e zhvilluar kundër Lëvizjes Vetëvendosje menjëherë pas certifikimit të rezultateve zgjedhore dhe pas shkrirjes së marrëdhënieve dhe përaferimit të VV’së me ambasadën e ShBA’ve.
Për ndërtimin e parkut të qytetit kontribuoi edhe Coca – Cola HBC Kosova. Përtej kontributit të tyre, mbase kjo mund të ketë qenë edhe një mirënjohje nga ana e kësaj kompanie ndaj kryetarit Shpend Ahmeti i cili emrin e “Coca Cola ZERO” e ka përmendur në dhjetëra intervista.
Në fjalën e tij të rastit, Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delaëie, tha se është krenar me punën e kompanive amerikane në aspektin e përgjegjësisë shoqërore. “Inkurajoj edhe bizneset kosovare që ta ndihmojnë komunitetit edhe në Prishtinë, edhe në të gjithë Kosovën. Shpresoj që ky park të nxitë investime të ngjashme nga kompanitë”, tha Delawie./Sakte.net
[{ loading … }]