Kryeredaktori i gazetës online “Insajderi”, Vehbi Kajtazi në Rubikon të KTV-së ka shpjeguar pse në vazhdën e përgjimeve nuk ka asnjë bisedë të Fatmir Limajt.
Ai ka thënë se në atë periudhë nuk kishte asnjë përgjim pasi Limaj ka ndërruar telefonat çdo dy javë.
“Fatmir Limaj ka ndërruar telefonat çdo dy javë. Derisa prokuroria ka marrë numrin, ai e ka ndërruar”, përfundoi Kajtazi.