Një i vdekur dhe një i lënduar rënd Një person ka vdekur dhe një tjetër është lënduar si pasojë e një aksidenti në trafik që ka ndodhur dje në fshatin Orllat të Komunës së Drenasit. “Një veturë me targa vendore të cilën e drejtonte një mashkull K/Shqiptar si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë së lëvizjes kushteve të rrugës ka dal nga rruga dhe është rrokullisur. Si pasojë e aksidentit drejtuesi i veturës ka pësuar lëndime vdekjeprurëse kurse lëndime të rënda trupore ka pësuar një mashkull K/Shqiptar pasagjer në veturë i cili është dërguar në tretman mjekësor në QKUK.”, ka njoftuar Policia e Kosovës./21Media
© RTV21.tv